Alec Baldwin e dorëzoi telefonin për hetim

Alec Baldwin ia ka dorëzuar telefonin e tij celular zyrtarëve të zbatimit të ligjit, si pjesë e hetimit të tyre për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.
Një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut, Santa Fe konfirmoi për CNN se aktori ua dha telefonin e tij zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
“Ata do të mbledhin informacion nga telefoni dhe do t’i japin zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe me provat e mbledhura”, tha zëdhënësi i Sherifit të Qarkut Santa Fe, Juan Rios. Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe nuk ka ende posedim fizik të të dhënave për t’u marrë nga telefoni Baldwin” shtoi Rios, por vuri në dukje “kjo është në proces”, transmeton rtv21.tv.
Hutchins u qëllua për vdekje më 21 tetor gjatë një provë për një skenë në një kishë në Bonanza Creek Ranch. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe regjisori Joel Souza.
Aaron Dyer, avokati civil i Baldwin, konfirmoi në një deklaratë për CNN, se klienti i tij ia dorëzoi vullnetarisht telefonin e tij celular autoriteteve të premten në mëngjes./21Media

Back to top button