Alexander McQueen me koleksion të ri në New York

 
Fustani i zi nga lëkura McQueen është ai me të cilin njëra prej modeleve të Alexander McQueen hapi revynë e modës për këtë markë në New York.
Pas këtij disajni u prezantuan edhe disajne të tjera, ngjyrash të ndryshme, si të verdhë neoni, të gjelbër, të kuqe, portokalli dhe të kaltër.
Ky është koleksoni për vjeshtë-dimër 2022-23, të cilin e krijoi përgjegjësja për kreativitet e McQueen, Sarah Burton.
Kjo është hera e parë në 23 vite që kjo markë prezantoi koleksion në New York.
Barton vendosi që këtë koleksion ta prezantojë në New York për nder të disenjatorit të ndjerë McQueen. Sipas saj, Amerika dhe New York ishin pjesë e veprimtarisë së tij, dhe ndihet mirë që koleksioni u prezantua atje.
Sa i përket disa shembujve të stampuar në veshje bazuar në elemente natyrore, Barton ka thënë se gjithmonë e ka tërhequr ideja që të realizojë veshje që reflektojnë në elemente natyrore.
Barton ka përfununduar me këtë se 85 për qind e materialeve nga të cilat i realizoi disajet janë të ricikluara.
Sa i përket jetës dhe karrierës së disenjatores Sara Barton, ajo çmohet lartë për punën e saj. Barton disajnoi edhe fustanin e martesës për Catherine Middleton në vitin 2011./21Media

Back to top button