Schwarzenegger u thotë popullit rus: “Nuk po ju thuhet e vërteta”

Arnold Schwarzenegger postoi një videomesazh në Twitter duke u kërkuar rusëve të tërhiqen kundër narratives pro-luftës të paraqitur nga qeveria ruse, raporton BBC
Në videon që zgjat më shumë se nëntë minuta, i cili është parë mbi një milion herë në pak më shumë se dy orë, Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet në vend gjatë karrierës së tij si bodybuilder.
Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u tha rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm”, përcjell rtv21.tv
Duke renditur një mori sulmesh ruse kundër qyteteve të Ukrainës, Schwarzenegger u tha rusëve se si rezultat i krizës humanitare, pushtimi i Vladimir Putinit ka ndikuar që “Rusia tani është e izoluar nga shoqëria e kombeve”.
Ai shton se mijëra ushtarë rusë janë vrarë pasi janë kapur mes forcave ukrainase që luftojnë për atdheun e tyre dhe udhëheqjes ruse që lufton për pushtim.
Ylli i “Terminator” përfundon duke lavdëruar mijëra protestues rusë të arrestuar nga policia javët e fundit, duke u thënë atyre se “bota e ka parë trimërinë tuaj”, duke shtuar “ju jeni heronjtë e mi”./21Media

Back to top button