Korenica: Miratimi i Kodit Civil nuk është kusht për integrim evropian

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen , Visar Korenica tha në “Click” në RTV21 se Kodi Civil nuk është kusht nga ndërkombëtarët që të miratohet.

“Është tentu nga pushteti aktual që ta paraqet këtë si kërkesë apo  kusht për integrim në instancat e ndryshme ndërkombëtare, në qofshin ato në Këshillin e Evropës apo  në BE, e kjo nuk qëndron fare, sepse rregullimi I brendhsëm shoqëror varet nga politikat të cilat vet shoqëria i pranon apo refuzon. Kemi pasur shembuj të ndryshëm në shtetet evropiane të cilat e kanë kundërshtu një gjë të tillë të organizatave jo si kërkesë e BE apo e ndonjë organizmi tjetër i cili është i rëndësishëm për integrim edhe është kundërshtu I është lënë në të drejtën e një shteti që ta implementoj apo jo. S;ka lidhje me kushtin sepse këtë e ka kundërshtu edhe vet një deputet kroat në Parlamentin Evropian  i cili e ka shpeju në parlamentin tonë të Kosovës që kjo nuk është kusht për asnjë integrim evropian”, tha Korenica./21Media

Back to top button