Gruaja ia vuri flakën qelisë së saj, evakuohen personat që ndodheshin në qendrën e ndalimit në Ferizaj

Policia ka bërë të ditur se dje një grua që gjendej në qendrën e ndalimit në Ferizaj, dyshohet se ia ka vënë flakën qelisë në të cilën ndodhej.
Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve.
Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button