Prapë dështoi votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike
Dështoi për herë të gjashtë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 58 deputetë.
Ndërsa, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.
As projektligji për vlerat e UÇK-së nuk ka kaluar. Në votim kanë marrë pjesë 37 deputetë, që rrjedhimisht nuk ka pasur vendimmarrje./21Media