​Ambasada e Kosovës në ShBA feston 15-vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një festë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku u theksua se marrëdhënia e Kosovës me ShBA-të është e rëndësishme për dy vendet.
Në një postim të Ambasadës në Facebook bëhet e ditur se ambasadori Ilir Dugolli ka thënë që Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.
“Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ndërsa bëhet e ditur se në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i ShBA-ve, Gabriel Escobar.

Back to top button