Ambasadori Ajeti: Sulmet verbale të Beogradit ndaj Rohde , provokim i qëllimshëm

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i ka quajtur të papranueshme sulmet verbale të regjimit siç ka thënë ai autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ajeti në një postim në Twitter ka shkruar se sulmet e tilla janë një provokim i qëllimshëm që kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve.
“Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve…”, ka shkruar Ajeti, i cili ka shpërndarë edhe një artikull të derstandard.
Në atë shkrim Ministria e Jashtme të Gjermanisë, ka kërkuar që “barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat gjithashtu paraqesin rrezik për sigurinë, duhet të çmontohen sa më shpejt që të jetë e mundur”./21Media

Back to top button