Ambasadori britanik shpreh ngushëllime për producenten Berisha: Do të na mungojë

Sot(23 qershor) ka vdekur në moshën 50 vjeçare, producentja Vjosa Berisha.
I pikëlluar për ndarjen nga jeta të producentes shqiptare u shpreh edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
“I pikëlluar që mora lajmin për vdekjen e Vjosa Berishës. Ishte kënaqësi ta takoja atë, të flasë për punën e saj dhe për atë se çfarë tjetër mund të bënim për ta promovuar Mbretërinë e Bashkuar. Do të na mungojë dhe u shpreh ngushëllime familjes së saj dhe miqve”, u shpreh Abbott.

Vjosa Berisha ndërroi jetë sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit ende nuk janë bërë të ditura. / 21Media 

Back to top button