Rama pas Samitit: S’dorzohemi lehtë, do punojmë deri sa Shqipëria të jetë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel ka reaguar përmes një postimi në Twitter.
Ai ka them se shqiptarët nuk dorëzohen aq lehtë deri në përmbushjen e synimit për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.
“Vend i bukur, njerëz të këndshëm, fjalë të bukura, foto të bukura dhe imagjinoni sa bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një fund i bukur… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi kaq lehtë! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të denje të BE-së.”, ka shkruar Rama Twitter, ku ka publikuar fotografinë e përbashkët të liderëve pjesëmarrës në Samit./21Media

Back to top button