Ambasadori gjerman pas vendimit për vizat: Më në fund
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është gëzuar vendimit të ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimi Evropian për ta çuar përpara procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.
Rohde tha se është një vendim i vonuar të cilin Gjermania e ka mbrojtur fuqishëm.
“Më në fund. Një vendim i vonuar prej kohësh të cilin Gjermania e ka mbrojtur fuqishëm!”- tha Rohde.
Finally 👏 A long overdue decision that Germany has been strongly advocating for! https://t.co/oRfEFirrjU
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 30, 2022
Presidenca e Bashkimit Evropian e cila kryesohet nga Çekia e ka mirëpritur pajtueshmërinë e arritur mes ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.