Ambasadori i Italisë me Hysenin, flasin për liberalizimin e vizave

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar këtë të martë me koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni.

Orlando në Twitter ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai gjithashtu ka thënë se ka riafirmuar përkrahjen e Italisë për negociata drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse.

“Pata një takim interesant me Skender Hysenin sot. E rishikuam progresin dhe sfidat e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. E riafirmova përkrahjen e Italisë për negociata dinamike drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse. Po ashtu u pajtuam rreth çështjes prioritare të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar ambasadori italian./21Media

 

Back to top button