Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje historike për normalizim të marrëdhënieve

 

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për t’i normalizuar marrëdhëniet, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump.

Në deklaratën e përbashkët,  Trump, kryeministri izralit Benjamin Netanjahu dhe princi i kurorës së Abu Dabit Mohamed Bin Zajed thonë se shpresojnë se “marrëveshja historike do të përparojë paqen në Lindjen e Afërt”.

Si rezultat i marrëveshjes, shtuan ata, Izraeli do të pezullojë planet për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Deri më sot Izraeli nuk ka patur marrëdhënie diplomatike me vendet e Gjirit Arab. Gjithsesi, shqetësimet e përbashkëta lidhur me ndikimin rajonal të Iranit kanë çuar në kontakte jozyrtare mes tyre./21Media

Back to top button