Ambasadori Kosnett: Moti është dashur të ndodhte liberalizimi i vizave për Kosovën

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett sonte tha që mendon se është dashur moti të ndodhte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se qytetarët e vendit tonë do të duhej të kenë të njëjtat mundësi për të udhëtuar, ashtu sikur evropianët e tjerë, shkruan rtv21.tv

“Nuk e kam nën kontroll këtë, por mendoj që do të ishte hap shumë pozitiv”, tha Kosnett në RTV21.

Ambasadori Kosnett tha se mendon që kosovarët e dinë kush janë miqtë e tyre.

Sipas tij, e ardhmja e Kosovës qëndron në partneritet me SHBA-të dhe me Evropën Perëndimore./21Media

Back to top button