Ambasadori rus lëshon kongresin e socialistëve serbë për shkak të fjalimit të Tsipras

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko tha se u detyrua të largohej nga kongresi i Partisë Socialiste të Serbisë, që në fillim, për shkak të videomesazhit të liderit të opozitës greke Alexis Tsipras, që iu shfaq pjesëmarrësve.
“Greku filloi me akuza krejtësisht të pabaza, të rreme kundër Rusisë, ai filloi të shpifte për Atdheun tim”, shkroi Kharchenko në Twitter, transmetojnë mediat serbe.
“Më vjen shumë keq që për këtë shkak nuk kam qenë i pranishëm në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ambasadori rus.
Në kongresin e socialistëve serb morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Republikes Serbe Milorad Dodik, ndërsa të ftuar nderi të kongresit ishin ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Serbj. Përmes videolidhjes kongresit iu drejtua edhe Alexis Tsipras, presidenti i koalicionit Syriza nê Greqi./21Media

Back to top button