Irani arreston aktoren e famshme që u solidarizua me personin e ekzekutuar për shkak të protestave

Media shtetërore iraniane njoftoi të shtunën se autoritetet kishin arrestuar një nga aktoret më të famshme të vendit, nën akuzat për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me protestat që kanë përfshirë mbarë Iranin.
Taraneh Alidoosti, aktore e filmit fitues të çmimit Oskar “The Salesman”, u arrestua një javë pas një postimi në rrjetin Instagram duke shprehur solidaritet me njeriun e parë të ekzekutuar së fundmi për krime të dyshuara të kryera gjatë protestave mbarëkombëtare.
Raportohet se disa figura të famshme iraniane ishin thirrur nga gjyqësore për shkak të publikimeve me përmbajtje provokative, pa dhënë detaje të mëtejshme./21Media

Back to top button