Amir Rrahmani futet në formacionin e javës në Serie-A

Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Serie-A.
Reprezentuesi kosovar ishte lojtari më i mirë ne fushë në derbin ndërmjet Milanit dhe Napolit të zhvilluar të dielën në “San Siro” dhe ku skuadra e Luciano Spallettit triumfoi me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Elmas.
Rrahmani u vlerësua me notën 8.1, ndërsa është përkrah mbrojtësit të Interi Danilo D’Ambrosio.
Sulmi më i mirë i xhiros së 18 përbëhet nga Abraham i Romës dhe Delofeu i Udinezes, kurse lojtari me notën më të lartë në këtë përbërje është mesfushori i Interit Hakan Calhanoglu me notën 9.7.
Ja formacioni më i mirë i javës në Serie-A./kp

Back to top button