Ancelotti pret që të ketë rinovim të kontratës mes Toni Kroos e Real Madrid

Real Madrid thuhet se i ka ofruar Toni Kroos-it zgjatje të kontratës deri në vitin 2024.
Kroos thuhet se dëshiron të pres deri në muajt e fundit të këtij sezoni dhe të shoh se si ndjehet, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, para se të marrë një vendim.
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti dha një përditësim për gjermanin përpara ndeshjes së tyre kundër Sevillas.
“Kroos do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës. Në janar ose në shkurt. Unë mendoj se ai do të vazhdojë”, tha ai./21Media 

Back to top button