Manchester City “në luftë” me klubet tjera për Alessandro Bastonin
Fichajes ka pohuar se Pep Guardiola dhe kompania po ndjekin nga afër Alessandro Bastonin.
23 vjeçari ka prodhuar shfaqje ikonike për italianët dhe mund të ndihmojë Sky Blue të arrijë lavdinë evropiane.
City është në garë për të nënshkruar edhe me Antonio Silvan nga Benfica.
Gjithashtu, në radarin e Cityt është edhe senzacioni i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.
Anësori gjeorgjian ka qenë zbulim i këtij sezoni, duke shënuar shtatë gola dhe tetë asistime në 14 paraqitje për Napolin.
City po monitoron edhe ecurinë e mesfushorit 19 vjeçar të Las Palmas, Alberto Moleiro.
I riu është një nga talentët më të ndritur në Spanjë, me Barcelonën që ka tentuar ta nënshkruajë verën e kaluar./21Media