Ancelotti trajneri i parë që fiton tituj në pesë ligat evropiane

Real Madridi sot ka arritur të shpallet kamion për sezonin 2021/22, kështu duke fituar titullin e 35 të La Ligas, pas fitores së sotme 4:0 ndaj Espanyolit,
Krahas Realit që bëri histori në La Liga, trajneri i tyre Carlo Ancelotti ka arritur të shkruajë historinë në botën e futbollit.
Ancelotti bëhet trajneri i parë në histori që arrin të fitojë titullin e kampionit në secilën nga Top 5 ligat më të mira evropiane.
Ancelotti fitoi Serie A në vitin 2004 me Milanin, Premier Ligën angleze në vitin 2010 me Chelsean, Ligën 1 të Francës në vitin 2013 me Paris Saint-Germain, Bundesligan gjermane me Bayernin në vitin 2017, dhe tani La Ligan me Real Madridin në sezonin 2021/22./21Media

Back to top button