Andrews: Procesi i vettingut mund të përballet me sfida dhe rreziqe

Sipas Andrews-it, kur Kosova të ngrisë kapacitetet e veta, asistenca nuk është e përhershme dhe nevoja për këtë asistencë largohet

Zëvendës-ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews sot deklaroi se Kosova nuk do të ketë asistencë të përhershme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke porositur se varet nga vullneti politik, por edhe nga qytetarët e Kosovës se sa do të ketë sundim të ligjit në vend.

Ai këto komente i bëri gjatë një sesioni të diskutimit të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku ka folur për rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë.

Andrews, i cili erdhi për herë të parë në Kosovë, tha se qytetarët e vendit duhet të kenë besim në institucionet vendore, por e rëndësishme është që të ndërtohet ky besim.

“Puna me jonë me institucionet qeveritare është që të krijohet ky besim. Roli të cilën e luan shoqëria civile është krucial. Nuk ka një sistem të përkryer të drejtësisë. As te ne nuk është i përkryer. Institucionet ngrihen dhe përmirësohen duke u munduar që të jetë i përkryer. Roli i shoqërisë civile nganjëherë mund të jetë konfrontues. Kur Kosova të ngrisë kapacitetet e veta, asistenca nuk është e përhershme dhe nevoja për këtë asistencë largohet”, tha ai.

Ai mes tjerash u shpreh se nga vullneti politik varet sundimi i ligjit në vend.

“Mosndëshkimi ndikon në sundimin e ligjit, mosndëshkimi është masë e mos sundimit të ligjit. Një nga proceset më të rëndësishme është që të mbajmë me llogari ata që janë në fuqi, edhe sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë më të dobëtit”, shtoi ai.

Gjatë diskutimit ai ka theksuar se ka sfida dhe rreziqe të mëdha në procesin e vettingut.

“Ka qasje më të mirë të përmirësimit se sa të bëhet vettingu, sepse numri i tyre mund të përgjysmohet dhe numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të ulet. Ka rreziqe dhe sfida të mëdha në këtë proces”, porositi Andrews.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj sot zhvilloi takim me

Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit, Jorgan K. Andrews sot zhvilloi takim edhe me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Ramush Haradinajn. Haradinaj u shpreh pas takimit se me Andrews bisedoi për partneritetin e Kosovës me ShBA-të, në luftë kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Back to top button