Anel Rashkaj pensionohet nga Kombëtarja e Kosovës

 

Ish kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj ka konfirmuar se nuk do jetë më pjesë e Kombëtares.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një videos të publikuar në Facebook.

“Dua ta shfrytëzojë rastin t’i bëj thirrje futbollistëve me prejardhje nga Kosova ku do që janë që të vijnë të luajnë për shtetin tyre, t’i ndihmojnë Kosovës të realizojë ëndrrën e madhe për kualifikimin në Evropian ose Botëror. Dhe për fund shpresoj që e kam kryer detyrën time, ashtu siç i ka hije një lojtari të përfaqësojë shtetin e vet. Zoti ju ruajt dhe faleminderit shumë”, ka thënë ai ndër tjera.

Rashkaj aktualisht bën karrierë në Suedi./21Media 

Back to top button