Anëtari i familjes Jahiu: Në mesin e viktimave nga kjo familje, tetë janë fëmijë

Sabatin Jahiu në një deklaratë për TV21 sot tha se kjo familje ka humbur 10 anëtarë të rrethit të ngushtë dhe dy të tjerë nga rrethi më i gjerë.
“Do të thotë anëtarët e familjes janë 10, ka qenë edhe motra e njërës prej viktimave, është prej fshatit Studeniçan, e martuar atje. Edhe ajo ka qenë, mes sa është e konfirmuar, me vajzën e saj. Do të thotë 10 familja më e ngushtë dhe 2 viktima tjera që kanë qenë.”, tha ai.
Jahiu u shpreh se prej 10 anëtarëve, dy kanë qenë gra dhe tetë të tjerë fëmijë.
“Dy gra dhe tetë fëmijë, të moshës së ndryshme, njëra ka qenë 7 vjeçe, më e vogla vajzë, një djalë 10-12. Në këtë lagje ku jetojmë kemi edhe një Mekteb, kur të Kur’anit, një pjesë prej tyre, 4-5 kanë qenë pjesë e Mektebit tonë”, tha mes tjerash Jahiu.

Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, sot është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë, shkruan TV21./21Media

Back to top button