Në mesin e viktimave të tragjedisë, një nxënëse e “Zef Lush Markut”

Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit, “Zef Lush Marku” ka njoftuar se mes viktimave në tragjedinë në Bullgari, është edhe një nxënëse e kësaj shkolle, transmeton TV21.
Njoftim i shkollës në formë të integruar
ELEGRAM NGUSHËLLIMI
Drejtoria dhe mësimdhënësit e ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup me pikëllim të thellë shprehin ngushëllime deri tek familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi në Bullgari ndërsa të lënduarve shërime më të shpejta dhe të gjithë ndajnë dhimbjen bashkarisht me ta, ku ndër viktimat është dhe nxënësja e shkollës sonë Erda Muhaxheri.
Ngushëllime familjes Muhaxheri dhe gjithë familjeve të viktimave
Drejtori i SHMQSH ‘Zef Lush Marku’ Shkup
Faruk Zekiri

Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, sot është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë, shkruan TV21./21Media

Back to top button