Angli U21-Kosovë U21, ky është rezultati pas pjesës së parë

Kombëtarja e Kosovës për kategorinë U21 është duke luajtur kundër Anglisë U21 në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian Euro 2023.
Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e kësaj ndeshje e cila po zhvillohet në stadiumin “MK Milton Keynes” dhe rezultati është 2-0 në favor të anglezëve,.
Për Anglinë kanë shënuar Brewster në minutën e 11’ dhe Palmer në të 27-tën.
Kosova dhe Anglia bëjnë pjesë në Grupin G së bashku me Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andoran.
Momentalisht Kosova renditet në vendin e pesë të këtë grup me tri pikë pas fitores ndaj Andorras me rezultat 2-0.

Back to top button