Vdiq një person në Dumnicë të Podujevës, policia po heton rastin

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Dumnicë të Podujevës. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfrimuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

“Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”., shtoi ajo./21Media

Back to top button