Anija e fundosur ishte një nga kërcënimet më të mëdha për Odesën

Kryetari i qytetit të Odesa-s tha se një nga kërcënimet më të mëdha në rajonin e Detit të Zi është hequr, pasi luftanija ruse “Moskva” është fundosur. Transportuesi i anijes është shkatërruar pasi ka pësar një shpërthim dhe zjarr.

“Kryqëzori Moskva kishte pajisjet më moderne të raketave. Ishte një kërcënim i madh për ne pasi mund të kishte mbështetur një sulm tokësor nëse do të ndodhte këtu.”, tha për BBC kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov.

Qyteti historik i Odesës ka portin më të madh detar të Ukrainës.

Edhe pse luftanija tani është shkatërruar, Trukhanov paralajmëroi se situata është ende e rrezikshme.

“Për fat të keq, armiku ka raketa – jo vetëm ato që ishin në kryqëzorin Moskva, por edhe në tokë, edhe në Krime. Ne mund ta shohim atë, pasi ka pasur sulme në Ukrainë mbrëmë. Ato janë bërë nga territori i Krimesë.”/21Media

Back to top button