Anija luksoze e oligarkut rus mbërrin në Fixhi
Policia në Fixhi po merr në pyetje kapitenin e një anijeje luksoze në pronësi të një oligarku rus pasi ajo mbërriti në vendin ishull pa zhdoganim, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Mediat lokale në Fixhi raportuan se policia kishte sekuestruar superjahtin Amadea, në pronësi të miliarderit rus të sanksionuar Suleiman Kerimov.
Kerimov është sanksionuar nga SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Një zyrtar në Fixhi ka thënë se kapiteni i anijes luksoze po merrej në pyetje se si erdhi në Fixhi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?