Kaloni te përmbajtja kryesore

AP dhe Washington Post shkruajnë se si Kurti ra në grackën e komedianëve rusë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve rusë duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.

Përveç reagimeve të shumta në Kosovë, lajmi mori dheun. Për pranku-un kanë shkruar edhe media të njohura ndërkombëtare.

Mediumi “AssociatedPress”, duke cituar zyrën e kryeministrit, transmeton justifikimin e kabinetit të Kurtit që “Kurti ka pasur shumë telefonata në rastin e fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, sa kanë pasur të pamundur të verifikojnë në detaje çdo telefonatë”.

AP, tregon edhe për përmbajtjen e bisedës, duke thënë se është folur edhe për Serbinë e Rusinë.

Këtë lajm e ka marrë edhe gjiganti mediatik “WashingtonPost”, duke raportuar për grackën në të cilën ra Kurti.

Po ashtu, përmendet edhe fakti që akoma nuk janë certifikuar rezultatet zgjedhore, e që pastaj presidentja e Kosovës do t’i kërkojë Kurtit të fillojë përpjekjen për formimin e Qeverisë.

Ndryshe, siç dëgjohet duke folur në videon e publikuar nga komedianët rusë, Kurti flet për mediat e opozitën, duke pretenduar se ka pasur luftë hibride ndaj qeverisë së tij.

“Ka pasur luftë hibride kundër qeverisë tonë që herët…kryesisht vjen nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa elementë të tyre brenda Kosove. Prandaj lufta hibride dhe dezinformtat, e dyta ishte premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride. Dhe e treta disa oligarkë në vend, në veçanti njëri, që ka një stacion”, dëgjohet të thotë Kurti.

Ai flet edhe për emisarin Richard Grenell, për të cilin në fund dëgjohet duke thënë se “ai është homoseksual”.

Lidhur me këtë rast ka ardhur edhe një reagim nga qeveria e Kosovës, e cila e cilëson si një incident fatkeq.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button