Një grua humbi jetën, lëndohen 7 persona tjerë në një aksident në Pejë

Një grua ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave dje në fshatin Radavc të Pejës.
Policia e Kosovës njfoton se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.
I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj,  që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media 

Back to top button