Arbana Xharra tani në politikë

PDK e mirëpriti aderimin e Xharrës

Në konferencën e paralajmëruar nga PDK, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e konfirmoi aderimin e Arbana Xharrës në këtë subjekt politik.
Ai tha se shumë njerëz po i bashkohen PDK-së, duke shtuar se PDK-ja është e përkushtuar ndaj transparencës dhe fuqëzimit të grave.

“Une kam vendos të ndryshoj të qenit gazetare me të njëjtën frymë. PDK me dhuroi hapësirë pa asnjë kusht, kauzat do t’i vazhdojë edhe në këtë parti. Unë nuk du me ikë nga Kosova, du me vazhdu më punu për këtë vend”, tha Xharra gjatë konferencës.

Ajo porositi: Para se te më kryqëzoni me jepni hapësirë t’ua vërtetoj se do të punojë!

Xharra përmendi se në këtë parti ka hyrë pa asnjë kusht dhe pa asnjë pozitë, duke e përmendur se shumë organizata të huaja i kanë ofruar kushte për t’u larguar nga Kosova për shkak të kërcenimeve.

Arbana Xharra ka punuar si gazetare/redaktore 17 vjet./21Media

Back to top button