Argjentinë-Francë, nis finalja e Botërorit

Në “Lusail Iconic Stadium” ka nisur tashmë finalja e shumëpritur e Kampionatit Botëror ndërmjet Argjentinës dhe Francës.
Si francezët ashtu edhe argjentinasit janë në kërkim të trofeut të tretë në historinë e tyre, por për “Gjelat” kjo do të ishte e dyta radhazi pasi ata u kurorëzuan si më të mirët e botës katër vite më parë.
Përtej përballjes mes këtyre dy kombëtareve, vëmendjen më të madhe në fushë pritet ta marrë dyshja Kulian Mbappe-Lionel Messi, dy bashkëlojtarë te PSG, të cilët kanë shkëlqyer në këtë kampionat.
Për Messin ky do të jetë Botërori i fundit dhe po koërkon trofeun e vetëm që i mungon në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Back to top button