Hoxhaj: Regjimi i Vuçiqit organizoi protesta e tensione në bashkëpunim me grupin Wagner

(Lajm i përditësuar)
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj protestës së sotme në kufirin me Jarinjen.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se regjimi serb është përgjegjësi i vetëm për tensionet e krijuara.
“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar ai.
Bajqinovci për protestën në Jarinjë: Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet 90’ta
Pas protestës së organizuar nga grupet djathtiste në pikën kufitare në Jarinjë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvedosje, Mefail Bajqinovci.
Në një postim nC Facebook, Bajqinovci ka shkruar se Serbia po e vijon skenarin e viteve të ’90-ta në Ballkan, duke shtuar se Serbia është në krah me Rusinë dhe Kinën, kurse Kosova me SHBA-të, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet 90’ta në Ballkan, pra, me barrikada e tubime ekstremistësh. Kosova vijon në anën tjetër hapat e kujdesshëm të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit me aleatët tanë. Ata duan trazira. Ne duam rend dhe ligj. Ata duan të kthehen prapa në kohë. Ne duam të ecim përpara. Ata me Rusinë dhe Kinën. Ne me Amerikën, BE-në e Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ai në Facebook./21Media
Back to top button