Arifi fton Kurtin në Preshevë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi pas lajmit se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq do ta vizitojë Kosovën, i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për vizitë dy ditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Me këtë rast, bëjë ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për vizitë dy ditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi.
Përndryshe, gjatë ditës u njoftua se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pritet të vizitojë Kosovën më 5 shtator.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar portalin rtv21.tv se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë./21Media
 

Back to top button