Kaloni te përmbajtja kryesore

Rreth 27% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 26,93% të qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas të dhënave, deri në 15:00 kanë votuar 502.466 qytetarë.
Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button