Arrestime në Belgjikë, Franca me ligj të ri kundër terrorizmit

Masat kundër terrorizmit në Evropë

Në kuadër të hetimeve për sulmin e parandaluar me bombë në stacionin qendror të trenit në Bruksel, policia ka ndërmarrë operacione të bastisjeve në kryeqytet, me ç’rast janë arrestuar katër persona.

Siç u theksua në komunikatën e prokurorisë, janë bastisur katër shtëpi në lagje të ndryshme të Brukselit, përfshirë këtu edhe në Molenbek, shkruan rtv21.tv

Policia belge është duke hetuar motivet e sulmuesit të dyshuar vetëvrasës, i cili u vra nga ushtarët që ruajnë stacionin e trenit në Bruksel, e me këtë rast ndodhi shpërthimi, si pasojë e së cilit nuk pati të lënduar. Zyrtarët belgë njoftuan se i dyshuari është me prejardhje nga Maroku dhe se ka qenë ithtar i Shtetit Islamik.

Në Francë, qeveria e re e Presidentit Emanuel Makron do të shpalos ligjin e ri për siguri, i cili parasheh kompetenca më të mëdha për policinë në luftën kundër ekstremizmit.

Qeveria në Paris gjithashtu ka kërkuar vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 1 nëntor./21Media

Back to top button