Arrestohen disa zyrtarë të Policisë në Karaçevë

 

 

Një operacion policor kundër krimit dhe korrupsionit është duke u zhvilluar në zonën kufitare të Karaçevës.

Inspektoriati i Policisë së Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të Policisë si të dyshuar për lidhje me kazinotë ilegale në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, zonë kjo në brezin kufitar Kosovë Serbi.

Ndërsa ekipe të shumta të policisë së njësive të ndryshme deri te njësia elitë FIT janë të inkuadruar në këtë aksion kundër kazinove në Karaçevë.

Back to top button