Arrestohen dy “fajdexhinjtë” e Ferizajt
Dy burra që dyshohen për fajde janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Ferizaj.
Rasti i fajdes ishte raportuar në polici në muajin janar të vitit 2021. Dyshohet se viktima kishte paguar fajde rreth 11.000 euro për një shumë të caktuar të të hollave.
“Në lidhje me këtë hetuesit rajonal pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, nën autorizim të Prokurorisë Themelore nē Ferizaj, sot me datë 22.03.2021 rreth 12:30 kanë arrestuar dy persona me inicialet A.Z (M.K) i moshës 41 vjeçar dhe A.Z (M/K) i moshës 36 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”, ku viktima e këtij rasti dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11.000 euro për një shumë të caktuar të të hollave”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovë.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?