SHBA ka prova që Rusia ka shënjestruar qëllimisht civilët ukrainas

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “prova të qarta” se forcat ruse kanë vënë në shënjestës qëllimisht infrastrukturën civile, spitalet dhe vendet e strehimit, sipas një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtes.
“SHBA ka parë indikacione të sjelljes në terren nga forcat ruse që do të përbënin gjithashtu krime lufte”, tha ai.
Administrata e presidentit Joe Biden po ndihmon në sigurimin e provave për hetimet e shumta në vazhdim nëse Rusia po kryen krime lufte.
“Administrata do të ndihmojë në sigurimin e provave për hetimet e shumta që po ndodhin, por ne shohim prova të qarta se ata po kryejnë krime lufte përmes këtyre sulmeve pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civlë dhe popullit të Ukrainës”, tha më tej ai./21Media

Back to top button