Arrestohen dy persona në Ferizaj

Dy persona janë arrestuar sonte në Ferizaj për “Lëndim të rëndë trupor”. Policia ka informuar se të arrestuarit janë F.H (M.K) i moshës 21 vjeçare dhe L.M (M/K) i moshës 23 vjeçare.
Të arrestuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 00:30 të mëngjesit kishte pranuar një informacion se në fshatin Bibaj, saktësisht në restorantin ” Hib Petrol” në Ferizaj ishte një rast i lëndimit trupor, ku dy persona R.U ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe Q.A ( M/K) i moshës 24 vjeçar kishin pësuar lëndime trupore nga dy persona, të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy të lënduarit për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, ndërsa i lënduari R.U për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj i kishte marr veprimet e nevojshme dhe në rast ishin kyçur policët hetues, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet. Policët hetues pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të infomacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit dhe vendodhjen e tyre dhe sonte rreth orës 20:30 kanë arrestuar dy të dyshuarit me inicialet F.H (M.K) i moshës 21 vjeçar dhe L.M (M/K) i moshës 23 vjeçar.”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button