Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Kaçanik dhe Shtime

Dje, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje.
Rreth orës 17:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut është një rast i dhunës në familje.
“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Kaçanik, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.P (M/K) i moshës 29 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje shkakton dhunë psiqike ndaj motrës së tij dhe dëmton derën e shtëpisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërsa, rreth orës 20:25 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në fshatin Gjurkovc të Shtimes.
“Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin R.I (M/K) i moshës 60 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje,  kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj gruas së djalit të tij”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë  dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button