Arrestohen dy persona për kokainë e mariuhanë

Mbrëmë rreth orës 19:30 në Ferizaj Policia ka arrestuar dy të dyshuar për kokainë e mariuhanë.
Policia njofton se në veturën e njërit prej të tyre është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1 kg e 283.3 gram.
Gjithashtu Policia ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve  dhe si dëshmi janë sekuestruar 4.1 gram substanca narkotike të llojit kokainë, tre telefona, para të gatshme 99.80 euro si dhe dy vetura pronë e të dyshuarve.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button