Detaje rreth arrestimit të dy zyrtarëve policorë të dyshuar për ryshfet

 
Katër persona janë arrestuar, dy nga ta zyrtarë policorë dhe dy të tjerë qytetarë të Republikës së Kosovës.
Sipas IPK-së, pas hetimit të realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, dy policët ishin të përfshirë në disa aktivitete të kundërligjshme.
Arrestimi i tyre u bë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit” kurse qytetarët u arrestuan si të dyshuar për veprat penale, “Detyrim” ,“Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim”.
Në kuadër të hetimit të kryer në një objekt banimi në Prizren, janë konfiksuar disa dokumente dhe gjëra tjera.
Katër të dyshuarve të arrestuar në këtë rast me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin për zyrtarët policorë./21Media

Back to top button