Ngritet aktakuzë ndaj një personi për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti

 

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Departamenti Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I. i cili akuzohet se ka kryer veprat penale ”Kontrabandë me mallra” dhe ”Dhënia e ryshfetit”.

 

”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka propozuar në aktakuzë që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtor për veprat penale, që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button