Arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë në Veri të Mitrovicës

 
Janë arrestuar sot dy persona të dyshuar në Veri të Mitrovicës për përfshirje në disa vepra penale.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas pranimit të një informacioni në lidhje me dyshimet për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore ku ka ndaluar veturën e dyshuar me vozitës (J. A.), në të cilën gjatë kontrollit nën ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë (453) Gr.
Policia ka njoftuar se është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit (J. A.), ku gjatë kontrollit  në dhomën e të birit të tij (M. A.), si dhe në shtëpi janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
“Pistoletë Berata,
Një karikator,
Katër (4) Fishek te kalibrit 7.62 mm,
Sasi e dyshuar e marihuanes me peshe 2.71 gram,
Qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike,
Një sim kartel,
Dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A.
Disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike,
Veturë Opel Zafira,
Substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë (453) Gr”.
Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet – “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit”.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit  të iu caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh./21Media

Back to top button