Arrestohen dy të mitur nën dyshimin për vjedhjen e një veture

Janë arrestuar tre persona, dy nga ta të mitur nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të vjedhjes së një veture.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë.

Ishte ankuesi fillimisht që kishte raportuar vjedhjen e veturës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Prishtinës.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button