Vdiq aktori amerikan

Aktori amerikan Ryan O’Neal, i njohur për nominimin për Oscar për rolin në filmin “Love Story” të vitit 1970, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Familja e tij nuk ka bërë të ditur shkakun, por O’Neal ishte diagnostikuar me leukemi në vitin 2001 dhe kancer në prostatë më 2012.

Djali i tij ka thënë se babai ishte “një legjendë e Hollywoodit”, raportoi BBC.

Filmi “Love Story” konsiderohet nga Instituti amerikan i Filmit në mesin e top 10 filmave më të mirë romancë të të gjitha kohërave.

Back to top button