Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen për vjedhje të derivateve

Policia ka arrestuar mbrëmë tre persona

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Kaçanik pasi që gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur dhe sekuestruar 300 litra derivate ndërsa në shtëpinë e njërit prej tyre janë gjetur 500 litra derivate. Policia thotë se derivatet dyshohen të jenë vjedhur në një kompani private.

Policia njofton se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button