Arrestohen shtatë persona, gjashtë nga ta të dyshuar për grabitje të armatosura

Arrestohen shtatë persona, gjashtë nga ta të dyshuar për grabitje të armatosura

Gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar, për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, ndërsa një tjetër për armëbajtje pa leje.
Policia sonte ka informuar se operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar: – një armë zjarri -AK 47, një pistoletë- TT, tre karikatorë, -48 fishekë, 30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) etj.
“Për armë mbajtje pa leje policia ka arrestuar një person, – M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat: -V. Sh, mashkull, 21 vjeç, -E. Sh, mashkull, 19 vjeç, -B. M, mashkull, 19 vjeç, -F. Sh, mashkull, 18 vjeç, -Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe -L. D, mashkull, 18 vjeç, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës si dhe posedim ilegal i substancave narkotike,me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia./21Media

Back to top button