Arrestohen tre hajna, prej tyre një i mitur në Prizren

Sot njësiti i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me zyrtarë të inteligjencës kanë identifikuar një të mitur, i cili besohet të jetë i involvuar në të paktën pesë vjedhje të rënda.
Gjithashtu gjatë kësaj jave hetuesit policorë nga stacioni policor në Prizren kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë për vjedhje të rënda, të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me këtë rast janë gjetur dhe dëshmuar prova relevante se këta persona janë të involvuar në vjedhje.
I dyshuari i parë i mitur është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur për 48 orë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?